Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi partia e Lëvizjes Vetëvendosje e ka bllokuar mocionin e opozitës për të diskutuar për grevën e minatorëve të Trepçës dhe kërkesat e Policisë së Kosovës.
Pacolli e sheh këtë si një katastrofë, duke pyetur se ku kanë mbetur premtimet elektorale.
“Nuk e kuptoj pse Vetëvendosje (shumica e kuvendit) bllokon mocionin e opozitës për të diskutuar rastet e minatorëve dhe policisë, në parlamentin e Kosovës. Ku mbetet morali politik, ku mbeten premtimet elektorale… katastrofë’, shkruan Pacolli në Facebok.
Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), e kanë lëshuar seancën, si shkak proteste për mospërkrahje të rezolutave të propozuara.
Në Rezolutën e propozuar nga opozita, kërkohej që të diskutohej gjendja e minatorëve të Trepçës dhe protesta e zyrtarëve policor./Arbresh.info/
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa