Kryesues i delegacionit teknik për bisedime për fushën e sigurimeve dhe Karton te Gjelbër të Qeveria e Republikës se Kosovës, Rrahim Pacolli, ka thënë se si pasojë e mos pajisjes së Kosovës me kartonin e Gjelbër, bashkatdhetarët edhe këtë vit, janë të obliguar të paguajnë policën e sigurimit në kufij.
Ai u ka bërë thirrje Qeverisë së re, që posa të formohet t’i marrë për obligim pagesat e sigurimeve për bashkatdhetarët.Pacolli thotë se zgjidhja më e mirë për bashkatdhetarët do të ishte që Qeveria e ardhshme të merr përsipër pagesën e sigurimeve për bashkatdhetarë.
Pacolli është ndalur edhe te aksidentet në komunikacion, ku ka thënë se ky është viti kur edhe kompanitë e sigurimeve në Kosovë llogaritet të kenë dëme. Ndërsa sa i përket zbatimit të marrëveshjes me Serbinë për lëvizje të lirë, Pacolli, thotë se nuk është i kënaqur pasi pala serbe vazhdon të mos i njoh tabelat e Kosovës.
Ai tha se ka kërkuar nga Qeveria që të ngrijë këtë marrëveshje, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.Sipas tij, këtë vit ka fluks shumë të madh nga diaspora me rreth 5 përqind më shumë se sa vitin e kaluar.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...