Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përdorur thënien “Fituesi e drejton lojën” për të treguar se presidenti i ShBA-së e mban këtë pozitë edhe në atë pjesë të popullsisë që nuk e ka votuar.
Pacolli këtë thënie e ndërlidhi edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për të cilin sugjeron që të fillojë e të mendojë se është kryeministër edhe i atyre që nuk e kanë votuar, njofton Klankosova.tv.
“Fituesi e drejton lojën”, thotë një thënie popullore, por loja ka rregullat e saj. Presidenti amerikan është edhe president i asaj pjese të popullsisë që nuk e ka votuar. Vendimet e qeverisë janë për t’u përshëndetur dhe sigurisht të nevojshme për të ecur përpara me forcimin e shtetësisë sonë. Nuk besoj se vendimet e mira nuk mbështeten edhe nga pjesa që nuk e ka votuar z. Kurti. Kjo është edhe një arsye që kjo qeveri të fillojë të mendojë se është edhe qeveria e atyre, nga të cilët nuk u votua”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...