Pacolli qëndron sot në Pejë, viziton biznesmenë të ndryshëm

09:17 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitave që është duke bërë tek bizneset e ndryshme, sot do të qëndroj në Pejë.

Pacolli do të ketë atje një takim me kryesinë e ngushtë të Degës së AKR-së në Pejë, nga ora 15:00, shkruan arbresh.info.

Më pas Pacolli, rreth orës 16:00 do të takohet me biznesmenin Ekrem Lluka me të cilin do të zhvilloj edhe një shëtitje të përbashkët në çarshinë e gjatë të qytetit.

Ndërkaq, mes orës 17:00 dhe 19:00, i pari i AKR-së do të takohet me përfaqësuesit e bizneseve, zejtarëve, fermerëve, bujqve dhe afaristëve të tjerë në Hotel Dukagjini./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme