Pacolli publikon intervistën, që thotë si është shtrembëruar nga disa portale (VIDEO)

16:50 | 18 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në rrjetin social facebook ka publikuar një pjesë të intervistës së tij dhënë për televizionit Zviceran, intervistë kjo që i ishte shtrembëruar nga disa portale.

Ai ka thënë se mediat kanë rënë pre e një gazetari tendencioz.

Statusi i plotë:
Siç ju thash edhe mbrëmë, po më duket se mediat tona kanë rënë pre e një gazetarit tendencioz, që çdo gjë që ka bërë në jetë, që nga viti 2005 e këndej, është munduar të më demtoj në të gjitha mënyrat (nuk di përse, ai i di arsyet). Robelli duhet njëherë e përgjithmonë të kupton se me shpifje, me kombinime të fjalive, me frustrime, nuk është serioz dhe korrekt. Po ashtu edhe deklarimet në emër të OVL-së dhe disave që pa bazë komentuan, ishin shumë të ngutshme.
Për korrektesi, kjo është intervista origjinale (në shqip), e cila do te ishte mirë që mediat të cilët kanë rënë pre e shtrëmbrimeve, ta publikojnë versionin e saktë.

https://www.facebook.com/behgjeti/videos/10159299003215153/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme