Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se kësaj jave i është bashkuar ekipit të ndërtimit që udhëheqet nga bashkëpuntori i tij, Driton Gërbeshi (CEO i Albanica Homes), në kompaninë ndërtimore “Albanica”.
Pacolli u shpreh se ndërtimet e bukura bëhen edhe më të fuqishme, kur e mbajnë vulën dhe garantojnë cilësi në emrin e tij, shkruan Arbresh.info.
“Unë së bashku me Dirtonin kemi themeluar “Albanican Homes” të cilën e drejton Dritoni, ndërtime të bukura, bëhen edhe të fuqishme, kur ato e mbajnë vulën dhe garantojë cilësi në emrin tim, Behgjet Pacolli.”, tha Pacolli.
“Ky kombinim, ku unë jap idetë kurse Dritoni i merr dhe i implementon, ka funksionuar tash e dy dekada.”, shtoi ai.
Pacolli bëri të ditur se me “Albanica Homes” po ndërtohen rreth 2 milionë metra katrorë objekte si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
“Aktualisht me “Albanica Homes” ne po ndërtojmë rreth 2 milionë metra katrorë objekte. Në Kosovë, përfshirë Prishtinën, Gjilanin dhe Prizrenin, si dhe në Shqipëri në breg detin shqiptar.”, tha Presidenti dhe themeluesi i kompanisë globale “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli.
“Në Shqipëri, Albanica e ka marrë përsipër ndërtimin e Green Coast-it, që tashmë është shndërruar në një destinacion të pashmangshëm për qindra – mijëra turistë të Kosovës.”, njofton ai.
Ndërkaq në Prishtinë, për një kohë të shkurtë “Albanica” e ka pushtuar tërësisht hapësirën që quhet Prishtina e Re, në Zonën Qendër.
“Ndërtimi që po ndodh në këtë kantier është i cilësisë të lartë, që garantohet me emrin tim.”, tha Pacolli.
Sipas Pacollit, kompania “Albanica Homes” së pari bën ekspertizë, ka mjete të punës, për ta ngritur në këmbë te veta një projekt si ai në Prishtinën e Re.
“Është e vështirë të imagjinohet një person më i mirë për të nisur një projekt se Dritoni.”, tha ish-Presidenti i Kosovës.
“Albanica Homes me projektet kreative të planifikuara deri në detajet më të imëta, me eksperiencë nderkombëtare anë e kënd botës në projekte arkitektonike, paraqet një qasje të re dhe unike në atë se si do të duken hapësirat urbane në vendin tonë.”, është shprehur i pari i AKR-së.
“Energjia e një shteti të ri në ndërtim ka shtyrë Driton bashkë me stafin e tij, që eksperiencën e tij shumë vjeçare internacionale ta fokusoj në dekadat e ardhshme në trojet shqiptare, duke ofruar standard të ri në ndërtim.”
Pacolli thotë se Dritoni ka vyrtyte të larta njerzore, ai është shumë mirënjohes pasi thotë se e ka dëgjuar atë tek thotë me krenari të potencon se e tërë krijimtaria e tij, qysh nga fillimet e hershme në Lugano të Zvicrës, është mbështetur dhe zhvilluar nga emri i Behgjet Pacollit.
“Kam pasur fatin më të madh që qasjen në punë, profesionalizmin dhe edukatën e kam pranuar dhe mësuar nga z. Behgjet Pacolli. Ky suport, edhe sot e kësaj dite me jep shtytje dhe motivim që të realizojme projekte të nivelit botëror në Kosovë dhe regjion. Prandaj edhe jam i lumtur që të gjitha projektet e Albanica mbajnë vulën: “Cilësi e Garantuar nga Behgjet Pacolli.”, ka thënë Gërbeshi.
Pacolli thotë se Albanica Home do të vazhdojë me projektet e saj të mahnisë jo vetëm në aspektet arkitektonike, por është lider ne cilësinë e ndertimeve duke sjell standardet më të larta të ndërtimit.
“Duke filluar me projektin Albanica Residence në Gjilan, tashmë i përfunduar dhe në funksion të plotë si në pjesën e banimit ashtu edhe të qendrës tregtare, për të vazhduar në Prishtinë, me Albanica Residence Prishtina e Re në Veternik, me siperfaqen fillestare prej 170,000 metra katror, projektet e Albanica tashmë kanë marrë vrullin e zhvillimit edhe në: Albanica Residence në Prizren, me sipërfaqe prej më shumë 156,000 m2.”
Albanica Village Bernica, do të jetë qyteti më i ri i projektuar dhe studiuar në të gjitha aspektet për një jetë bashkëkohore, në sipërfaqe prej afro 1,000,000 m2, bën të ditur, ish-Presidenti Pacolli.
Ndër të tjera, Albanica Homes me projektet kreative të planifikuara deri në detajet më të imëta, me eksperiencë nderkombëtare anë e kënd botës në projekte arkitektonike, paraqet një qasje të re dhe unike në atë se si do të duken hapësirat urbane në vendin tonë.
Albanica Hill, i shtrirë në pjesën lindore të Prishtinës së Re, në sipërfaqe prej më shumë se 112,000 m2.
Albanica Green Coast III, në Palasë, në brigjet e Jonit, ndërtohet resorti buzë bregut të detit me peisazhin mahnitës, në sipërfaqe prej më shumë se 60,000 m2.
Resorti i paparë deri me sot në Ulqin, buzë detit Adriatik, i shtrirë në plazhin e bukur, në sipërfaqe prej më shumë 100,000 m2.
“Dritonit dhe stafit të Albanica i deshirojmë një rrugetim të mbarë dhe e garantojë se do të jem krahu i tij në këtë rrugëtim.”, përfundoi Pacolli./Arbresh.info/
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...