Google ADS

Pacolli priti në takime të ndara ambasadorët e Zvicrës e Maqedonisë

15:22 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Zëvendeskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme Behgjet Pacolli ka pritur sot ne takime të ndara, fillimisht ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strasevski  dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, zJean-Hubert Lebet.

Në takimin me ambasadorin e e Maqedonisë në Kosovë, Zëvendeskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli dhe ambasadori Strasevski kanë vlerësuar pozitivisht raportet ne mes te Republikës se Kosovës dhe Republikës se Maqedonisë, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.

Pacolli ka kërkuar qe te intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit te lëvizjes se lirë të mallrave. Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve.

Ambasadori maqedon z.Strasevski ka shprehur kënaqësinë për takimin si dhe ka vlerësuar lartë raportet ne mes te dy vendeve, duke u  dakorduar për vazhdimin e thellimit te bashkëpunimit ekonomik të cilin ai e ka vlerësuar si prioritar.

Ndërsa ambasadori i Zvicres në Kosovës, z. Jean-Hubert Lebet ka shprehur pëkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën , duke garantuar kështu mbështetjene shtetësisë së saj në instanca të ndryshme ndërkombëtare. Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Zvicrës për gadishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në lëmenjë të ndryshëm.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve te Jashtme z. Behgjet Pacolli, gjithashtu ka kërkuar nga ambasadorët, vazhdimin e përkrahjes nga shtetet e tyre ndaj përpjekjeve të Kosovës për te forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar përmes anëtarësimit ne organizatat ndërkombëtare.

Ne vazhdim të këtyre takimeve, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë e tjera te thellimit te bashkëpunimit si dhe janë dakorduar edhe për organzimin e takimeve ne mes te dinjitarëve te lartë shtetëror.

takimi-me-ambasadorin-e-maqedonise

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme