Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kryediplomati Behgjet Pacolli është takuar me ish ambasadorin e OSBE-së, William Walker, shkruan arbresh.info
Të gjithë kosovarët e njohin Walker për shkak të kontributit të tij që çoi në intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë.
Pacolli ka thënë se këshillat e tij duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne.
Lexoni të plotë shkrimin e tij:
“Sot prita në Kabinetin tim, Ambasadorin, William Walker, njeriun më të dashur të të gjithë shqiptarëve. Këshillat e tij miqësore duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne. Si ish- Ambasador i OSBE-së, Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, e cila u bënë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile”, shkruan kryediplomati kosovar./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...