Google ADS

Pacolli: Prishtina ka më së shumti nevojë për fondet e IPA-s

10:55 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se Grupi Parlamentar i kësaj partie e mbështet ratifikimin e marrëveshjes IPA duke kërkuar që mjetet e saj të ndahen në mënyrë proporcionale.

Pacolli tha, se Prishtina është komuna e cila ka nevojë më së shumti për këto fonde pasi është kryeqyteti i vendit dhe ka nevoja të mëdha, shkruan arbresh.info.

“AKR e ka shqyrtuar këtë marrëveshje dhe sigurisht se e mbështet fuqishëm por kemi kërkesë që kjo të analizohet mirë dhe të shpërndahëen në mënyrë proporcionale por mos harroni se më së shumti nevojë ka Prishtinë pasi është kryeqytëeti I Kosovës dhe ka nevoja të mëdha”, tha Pacolli.

/arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme