Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se Prishtina gjatë viteve të fundit “është ndërtuar sot për nesër” derisa ka shtuar se ka plan 50 vjeçar për kryeqytetin e Kosovës.
“Kemi plan 50 vjeçar për Prishtinën. Kemi plan se ku do të ishte Prishtina në vitin 2060. Këtu është koncepti se si duhet të zhvillohen qytetet e mëdha. Nga fushat e zbrazta kemi ngritur qytetet. Prishtina në vitin 2060 do të dukej si Dubai ose New Yorku, transmeton Koha.net.
Pacolli ka premtuar se nëse fiton garën për kryeqytet do të synojë bartjen e krejt administratës nga qendra në periferi të Prishtinës.
“Mbi 15 orë kaloj në Prishtinë, infrastruktura dëmton prestigjin e Prishtinës, por edhe ekonomia e dobët. E kemi bërë konceptin e programit me disa pika. Ajo kryesorja është se pretendojmë transferimin e administratës qendrore në periferi të Prishtinës. Duhet të kalojë te Pallati i Drejtësisë”, ka thënë Pacolli.
“Me këtë pretendojmë që të largojmë mbi 28 mijë makina nga qyteti. Me këtë nuk do të ndotej ajri dhe do të lirohej qyteti”, ka shtuar ai.
Komunikimin me aplikacionin e thirrjeve Viber e ka quajtur si mënyrë të vetme për t’u futur në garë për Prishtinës, pasi sipas Pacollit, rivalët e partive tjera tashmë kishin përvojë në fushatë zgjedhore.
“Ishte mënyra e vetme që unë të futesha në garë pasi kandidatët tjerë kishin përvojë më të madhe dhe mënyra se si të marrë vëmendje ishte të nisim përmes biberit. Mesazhet kanë qenë të ndryshme, por ka pasur shumë ankesa në infrastrukturë, ka pasur edhe komike”, ka thënë Pacolli derisa ka përmendur ankesën për prishjen e një Golfi 2.
“Ju kish prish golfi 2 edhe na shkroi që të na ndihmonte dhe do të kemi konsideratë për kërkesën e tij. Pasi jemi bllokuar në Viber po e shqyrtojmë mundësinë të kalojmë në Whatsapp”, ka thënë Pacolli.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...