Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, para ambasadorëve të shteteve mike ka hapur solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SEECP dhe gjithashtu ka prezantuar prioritetet e Kosovës gjatë këtij kryesimi.
Ministri i Jashtëm, Pacolli para mediave tha se me inkuadrimin në SEECP -së, Kosova po njihet si një vend i besueshëm në rajon.
Ai gjithashtu tha se në këtë frymë Kosova do që të sigurojë marrëdhënie të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
“Sot duam te shënojmë fillimin e SEECP deri ne korrik te vitit te ardhshëm. Kjo nënkupton se Republika e Kosovës po njihet si një vend i besueshëm ne rajon. Kosova ju bashkua këtij kuadri ne samitin e në vitin 2014. SEECP ka rendësi te madhe pasi qe është struktura e vetme politike me qellim qe tu mundësoj afrimin e saj drejt strukturave euroatlantike. Ne këtë frymë Kosova donë të siguroj marrëdhënie të paqes sigurisë dhe stabilitetit. Kryesimi i Kosovës do te jete vazhdimësi i kartës se SEECP dhe do te bashkëpunoj ngushtë me shtetet brenda saj” tha Pacolli
Pacolli gjithashtu shpalosi edhe tri prioritetet e Kosovës gjatë këtij kryesimi, të cilat tha se janë, ekonomia, rinia dhe kultura.
“Fokusimi në lidhshmëri, përdorimi më i mirë i asaj qe kemi, lidhje më të mire në ekonomi. Jemi shumë të lumtur që kemi arritur disa rezultate, ai roamingu. Ne shtator të vitit 2019 Kosova do të filloj dertimin e termocentralit Kosova e re. Fokusi tek rinia, si një nga asetet e shoqërisë që e kemi lëne anash për një kohë të gjatë” tha Pacolli
Ndërsa me promovimin e kulturës së Kosovës Pacolli tha se synojnë ta sjellin Kosovën më afër Evropës.
“Prioriteti ynë i trete do të jetë edhe promovimi i kulturës, synojmë ta sjellim Kosovën më afër Evropës” tha Pacolli
Ndërsa si synim kryesor Pacolli tha se do ta kenë procesi e integrimit.
“Procesi integrimit mbetet synimi ynë kryesor, do të përpiqemi të përdorim strategjinë më të mirë të Ballkanit perëndimore” tha Pacolli
Duke i marrë parasysh sfidat tjera Pacolli tha se idea dhe synimi i tyre është që këtë vëmendje ta drejtojmë në mënyrë pozitive.
Valdet Sadiku, Ambasador shpalosi agjendën në kuadër të SCEEP-së
“Aktiviteti i parë qe do të mbahet takimi një formal i ministrave të SCEEP në Neë York. Në tetor do të mbahet një takim, ku ka te bejë me ndërmarrjen dhe infrastrukturën. Në shkurt temën që do ta saktësoj ministria. Në prill të 2020 takimi ministror qe do të mbahet MKRS. Në mars të 2020 takimi i drejtorëve politik, bartës MPB, prill 2020, takimi jo formal mes ministrave të MPJ-së, në Maj të vitit 2020, konferencë për SCEEP” tha Pacolli
Ministri i Jashtëm nuk u kursye as sot nga pyetja për liberalizimin e vizave, ku tha se nuk donë ta diskutoj me shumë, por qe janë duke punuar ne këtë drejtim.
“Me vullnet do ju thoja nesër, por jemi duke punuar në këtë drejtim” tha Pacolli./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...