Biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka publikuar planin e kompanisë “Mabetex Medical” për ndërtimin e spitalit të ri Pediatrik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Pacolli thotë se kjo kompani është angazhuar me të madhe që ky projekt të jetë ndër projektet më të kompletuar dhe më funksionalë të llojit të vet në Kosovë.
Ai, thotë se personalisht është përfshirë në këtë projekt dhe ndjehet krenar që Prishtina tani ka një spital me standarde të larta, siç është ky projekt./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Jam i lumtur ta prezantoj Spitalin e ri Pediatrik, në këtë kohë kur ai është shumë i nevojshëm, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimin e të cilit është duke e punuar kompania “Mabetex Medical”. Kjo kompani është angazhuar, më të madhe që ky projekt të jetë ndër projektet më të kompletuara e me funksionalë të llojit të vet në Kosovë. Unë personalisht kam qenë i përfshirë në detaje, dhe jam krenar që Prishtina tani ka një spital me standard të lartë, ku fëmijët do të marrin kujdesin më të mirë të mundur.
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...