Pacolli pret ushtarët amerikanë në shtëpinë e tij në Hajvali: Nuk do ta harrojmë kurrë kontributin tuaj në Kosovë

14:15 | 14 Tetor 2022
L G

Kreu i Aleancës Kosova e RE (AKR), po ashtu deputet i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur mbrëmë në shtëpinë e tij në Hajvali për vizitë disa ushtarë amerikanë.

Këtë e ka bërë Pacolli përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografitë me ushtarët amerikanë.

“U thashë ushtarëve amerikan që më vizituan mbrëmë në Hajvali që shtëpia ime është gjithmonë edhe shtëpia juaj! Nuk do ta harrojmë kurrë kontributin tuaj në Kosovë dhe se prezenca e tyre në Kosovë është siguri e madhe për ne edhe sot. Shprehi respektin më të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që jetojnë dhe kontribuojnë këtu në Kosovë (larg familjes dhe njerëzve të tyre të dashur) duke mundësuar shtetndërtimin, stabilitetin dhe sigurinë e vlefshme të Republikës së Kosovës. Kosova është gjithmonë falënderuese SHBA”, shkruan Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme