Ish presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka pritur në shtëpinë e tij presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj bashkë me zonjën e tij të parë dhe me bashkëpunëtorët e tij.
“Ishte një kënaqësi e veçantë të isha nikoqir në shtepinë time i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.t.z Bajram Begaj me zonjën e parë dhe bashkëpunëtoret e tij”, ka shkruar ai.
Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Pacolli ka shkruar se ishte një ndjenjë vëllazërore që lenë dëshirë të përsëritet.
“Ishte një ndej vllazërore që lenë dëshirë të perseritet. Falendëroj Presidentin për viziten e tij”
I pari i AKR-së, ka falënderuar presidentin shqiptar për vizitën e tij, dhe ka thënë se në shtëpinë e tij dyert janë gjithmonë të hapura për miqtë e tij. /arbresh.info/
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media
Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatik...