Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një turn në Afrikë, ku ka takuar Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera.
Ai, thotë se ka marrë mbështetjen e presidentit të Malawit për njohjen e Kosovës edhe nga shtetet tjera të Afrikës, raporton Arbresh.info.
“Gjatë turit tim në Afrikë, kisha një bisedë miqësore me Presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Malawit ka qenë ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe gjithmonë e ka mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj për anëtarësim. Presidenti Chakwera konfirmoj mbështetjen e tij për Kosovën dhe për njohje të Kosovës nga shtetet tjera Afrikane”, shkruan Pacolli në Facebook.
Sipas tij, Kosova duhet të mbajë hapur kanalet me miqtë e saj që kanë qëndrim parimor dhe mbështetës ndaj saj. /Arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë