Pacolli: Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Kosovë

12:50 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Washington është takuar me homologun e tij të Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo.

Pacolli në facebook ka shkruar se ministri Trujillo e ka njoftuar se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Kosovë.

Statuti i plotë:
Në Washington takova ministrin e jashtëm të Kolumbisë Carlos Holmes Trujillo, i cili zyrtarisht më informoi për lajmin e mirë se Presidenti i Kolumbisë ka nominuar ambasador jorezident në Republikën e Kosovës. Kosova vazhdon konsolidimin e vet ndërkombëtar duke vendosur marëdhënie me secilin shtet të botës. Kolumbia është vend jashtëzakonisht i fuqishëm në Amerikën e Jugut andaj edhe Republika e Kosovës shumê shpejt do të ketë ambasadën e vet atje, që do të mbulojë shumë vende të kontinentit latin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme