Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se gjatë qëndrimit në Vjenë u takua me Presidentin austriak, Heinz Fischer.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se presidenti Fischer rikonfirmoi mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave.
Statusi i plotë:
Gjatë qëndrimit në Vjenë takuam edhe presidentin austriak Heinz Fischer, një mbështetës i madh i shtetit të Kosovës. Edhe presidenti Fischer ashtu si kancelari Kurz rikonfirmuan mbështetjen e Austrisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, anëtarësimin në Interpol si dhe në procesin e njohjes reciproke me Serbinë.
Austria meriton mirënjohjen e përhershme të Kosovës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...