Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka vizituar sot Qendrën për Autizëm në lagjen Arbrëia në kryeqytet.
Zyrtarë të kësaj qendre e njoftuan Pacollin me problemet me të cilat përballet ky institucion por thanë se sfida kryesore është mosdija e saktë e numrit të fëmijëve me autizëm, shkruan arbresh.info.
Ata thanë se kjo qendër kryesisht financohet nga prindërit të cilët paguajnë trajtimin.
Ndërkaq, Pacolli tha se kategoria e fëmijëve me autizëm është shumë e ndjeshme dhe se në cilësinë e kryetarit të komunës së Prishtinës do të ketë konsideratë të shtuar për të.
“Këta janë fëmijët tanë dhe ne nuk duhet në asnjë mënyrë t’i shohim ndryshe, si kategori periferike por duhet tu qasemi si çdo fëmije normal”, tha Pacolli./arbresh.info/
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...