Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar largimeve nga puna të minatorëve si dhe shpalljen e gjendjes së jastëzakonshme në Ndërmarrjen “Trepça” .
Sipas tij, këto janë rezultat i politikave të gabuara të qeverisë dhe menaxhmentit të saj, shkruan Arbresh.info.
Pacolli u shpreh se këto “tregojnë paaftësinë në drejtimin e ndermarrjeve sipas rregullave ekonomike”
“Më vjen keq për të parë minatorët e Trepcës në këtë gjendje të vështirë. Fotografitë e fundit që kanë ngjashmëri me ato të kohës së Millosheviqit shkaktojnë turp! Mos ekzekutimi i pagave, shpallja e gjendjes emergjente, kërcënimet dhe fajsimi i punëtorve për gjendjen e rëndë në miniera, si dhe masa e përjashtimeve nga puna për shkaqe që nuk lidhen me minatorët, por janë rezultat i politikave të gabuara të qeverisë dhe menaxhmentit të saj, tregojnë paaftësinë në drejtimin e ndermarrjeve sipas rregullave ekonomike.”, ka shkruar ai.
“Trajtimi i dinjitetshëm i puntorve është një çështje themelore kurse përjashtimet nga puna janë të papranueshme. Veprimet e menagjmentit të përzgjedhur nga qeverija janë në kundërshtim me normat esenciale njerëzore dhe të drejtat e punëtorve!”, shtoi Pacolli.
“Premtimet e kësaj qeverije për Trepçen ishin ndryshe!”, përfundoi ish-presidenti./Arbresh.info/
Policia dhe Prokuroria në Ferizaj diskutojnë për avancim të ...
Ikin mërgimtarët, s’ka pritje në pikalimet kufitare
Suedia porosit tanke me vlerë gati dy miliardë dollarë
Flamuri në Ambasadën e SHBA-së valon në gjysmështizë
Superliga e basketbollit vjen sonte me dy superduele
Lajçak takon shefin e OKB-së, flasin për Ballkanin Perëndimo...