Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka pranuar përplasjen e tij me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për autostradën Prishtinë – Gjilan.
Ai ka thënë në Interaktiv se e konsideron akoma gabim që autostrada të mos kalojë ka Gollaku.
“E kam thënë në publik se është gabim i madh që të devijohet traseja e autostradës. Ajo rrugë që shkon në Mramor e për Gjilan është rruga më logjike që lidh të dy qytetet dhe kostoja më logjike do të ishte zgjerimi i kësaj rruge. Nuk do të kishte nevojë as për blerje të tokave. Ka pak ura që duhet të ndërtohen dhe do ta ruanim ambientin. Në këtë anë ka vargje të fshatrave që mund të kenë qasje në këtë rrugë. Ka qenë edhe nervozizmi im, por më vonë e kam kuptuar që ka qenë projekt i qeverisë së shkuar. Megjithatë mendoj se ai mund të ndalet dhe të bëhet ky projekt”, ka thënë Pacolli.
Ai po ashtu ka thënë se nuk e di si do të përballet me vendasit e tij pasi “qeveria nuk ka fare projekt për Gollakun”. Ka shprehur bindjen se edhe kryeministri Haradinaj tashmë është bindur se kjo autostradë është gabim në disa hapa./koha/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit