Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje thirri në takim krerët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Në takim ishin prezent të gjithë kryetarët, përveç kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, njëherësh Kryeministët i vendit.
Osmani pas takimit tha se nuk i di arsyet e mos-prezencës në takim të Kurtit, duke u vërejtuar tension në raportet mes tyre.
E ashpër dhe ironike në përgjigje, Presidentja Osmani, ishte dhe ndaj ish-bashkëpartiakes së saj, Donika Gërvalla, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme.
Teksa u pyet për mesazhin e Gërvallës që ia përcolli Osmanit përmes një kënge nga një koncert në shesh, presidentja ia ktheu në të njëjtën monedhë.
“Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani.
Në lidhje me këto replika dhe ‘përplasje’ mes tyre ka folur për “Gazeta Blic” kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Ai tha se aleatët njihen në momentet kur shterojnë interesat, referuar Osmanit-Gërvallës dhe Kurrtit.Pacolli potencoi se tashmë po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe se të njëjtit nuk kanë më interesa të përbashkëta.
“Para disa ditësh kam bërë një postim në Facebook ku, ndër të tjera, shkruaja: “Farefisi (ose aleatët në këtë rast) njihen në momentet kur shterojnë interesat,”kur nuk ka më interesa mes tyre. Sigurisht, po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe nuk kanë më interesa të përbashkëta, dhe filluan replikat dhe distancimet” tha Pacolli në përgjigjen e tij.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...