Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike rreth procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Ministri Pacolli para Komisionit tha se shumë shpejt Ukraina do t’i pranojë pasaportat e Kosovës.
“Po punojmë që Ukraina do t’i pranoj pasaportat e Kosovës dhe kjo mund të ndodh deri në fund të vitit”, tha Pacolli.
Komisioni kërkoi nga ministri të sqaroj punën e gradimit të ambasadorëve të rinj.
Pacolli tha se ka mungesë të ambasadorëve por gradimet janë të bllokuara.
“Kemi mungesë të ambasadorëve. Gradimet janë të bllokuara. Jemi duke punuar që t’i organizojmë disa punëtorë që të kemi ide se kush çka të gradohet. Shpresoj shumë që deri në shtator ta përfundojmë këtë. Ju premtoj që deri në fund të mandatit do të arrijmë kuotën 50-50”, tha Pacolli./Arbresh.info
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...