Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me ftesë të Presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, po merr pjesë në punimet e procesit të Bërdo – Brione.
Gjatë qëndrimit të tij në punimet e këtij procesi Ministri i Jashtëm, Pacolli po diskuton me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse lidhur me zhvillimet në rajon, rrugën në procesin e integrimeve evropiane si dhe lidhur me zhvillimet e gjithëmbarshme ndërkombëtare.
Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Pacolli gjatë diskutimeve me homologet e tij nga rajoni ka theksuar përkushtimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane, sidomos tani, pas qartësimit të procesit të integrimeve, që nga publikimi i Strategjisë së re të zgjerimit nga Komisioni Evropian.
Kryediplomati kosovar, gjithashtu ka ritheksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për të kontribuar në zhvillimin e fqinjësisë së mirë.
Në punimet e procesit të Bërdo – Brione të organizuar nga Republika e Maqedonisë në cilësinë e Presidencës së radhës, përveç Presidentëve dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të rajonit po merr pjese edhe Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Donald Tusk.
Procesi i Bërdo-s u iniciua zyrtarisht nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bërdo afër Kranjit më 20 mars 2010. Si një nismë rajonale jo-formale, procesi mori emrin “Procesi i Bërdo-s”, sipas vendit të mbajtjes.
Qëllimi i krijimit të kësaj nisme rajonale ishte forcimi i lidhjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që bashkëpunimi i forcuar në rajon të ndihmojë progresin e saj më të shpejtë drejt integrimit evropian.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...