Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka përshëndetur deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili në një intervistë ka deklaruar duke folur për Kosovën se Serbia nuk duhet të pretendoj t’i kthej ato që i ka humbur.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka thënë se as Serbia nuk duhet të pretendoj t’i marrë ato që nuk i takojnë e as Kosova nuk po kërkon diçka që nuk i takon, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
E lexova një intervistë të presidentit të Serbisë z.Aleksandër Vuqiq i cili për herë të parë pranon realitetin e ri në Kosovë, realitet të cilin ai thotë se duhet ta kuptojë edhe Serbia nëse dëshiron të ecë përpara. Unë e përshëndes këtë qëndrim, i cili në thelb hap rrugën finale të normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve, natyrisht duke përmbyllur edhe temën e të pagjeturve e cila është një plagë e rëndë për shumë familje këtu dhe gjithë Kosovën. Ai thotë gjithashtu se “Serbia nuk duhet të lejojë që të humbas ose dikujt t’ia dorëzojë atë që e ka por as të pretendojë ta këthejë atë që në të shkuaren e ka humbur”. Kjo është shumë e drejtë ngase as Kosova nuk pretendon të ketë asgjë që nuk i takon, ashtu siq nuk është e gatshme të jap asgjë që i takon. Vetëm kur pranohet realiteti dhe të mos jetohet në ëndrra dhe mite, hapet rruga e progresit dhe integrimit. Projekti i integrimit në BE është synimi ynë andaj,natyrshëm ai synim nuk mund të arrihet përderisa jetohet në mite dhe me gënjeshtra. Në këtë mënyrë, me këtë qasje të udhëheqjes shtetërore të Serbisë hapet edhe rruga e intensifikimit të dialogut konstruktiv ndërmjet dy vendeve tona./Arbresh.info.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?