Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli përmes një postimi në “Facebook”, ka përshëndetur miratimin e Ligjit për Paga shkruan arbresh.info
Ky është postimi i Pacolli:
Të nderuar qytetarë,
Kuvendi i Republikës së Kosovës sapo miratoi Ligjin e Pagave për sektorin publik të shtetit tonë.
Si deputet i Kuvendit të Kosovës konsideroj se është një hap konkret drejt reformës së administratës publike, aq shumë e nevojshme!
Miratimi i Ligjit për pagat, karshi mundësive buxhetore të vendit tonë ka trajtuar dinjitetshëm thuajse të gjitha kategoritë shoqërore. Me këtë ligj, pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, shërbyesve civil, policëve, ushtarëve dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik.
E di se gjatë ditëve të fundit kemi pasur edhe pakënaqësi të disa kategorive, por jam i lumtur se ato janë tejkaluar përmes dialogut social, një vlerë e shtuar kjo për shoqërinë tonë.
Si deputet, karshi kompetencave, do të angazhohem fuqishëm që edhe sektori privat si punëdhënësi më i madh dhe kontribuesi kryesor në buxhetin e shtetit tonë, të vazhdoj zhvillimin e mëtejmë, të krijohen lehtësira të cilat ndihmojnë prodhimet vendore, rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës!
I juaji,
Islam Pacolli
Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...