Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka treguar se një nga parimet kryesore të politikës së tij të jashtme është përmirësimi i imazhit të Kosovës.
Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar se Ministria të cilën ai udhëheqë është duke punuar që të pasuroj wikipedian me imazhe dhe artikuj për Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Ideja ime për pasurimin e wikipedias me artikuj dhe fotografi, që aq shumë mungojnë për vendin tonë tashmë është realitet. Për këtë qëllim, sot, Ministria që unë drejtoj bashkoi në Prishtinë, wikipedianët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Evropa në punëtorinë Wiki-Academy Kosovo 2018”, ka shkruar Pacolli.
Më poshtë ju sjellim statusin e tij të plotë:
“Që nga ditët e para të pranimit të mandatit tim si Ministër i Jashtëm, përmirësimin e imazhit të vendit tonë e kam vënë njërin nga prioritet kryesore të politikës së jashtme. E kam nisur fillimisht me garën për përzgjedhjen e fotografive më të mira për promovimin e Kosovës, që tani për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohen në shumicën e aktiviteteve të Ambasadave të Kosovës nëpër botë.
Ideja ime për pasurimin e wikipedias me artikuj dhe fotografi, që aq shumë mungojnë për vendin tonë tashmë është realitet. Për këtë qëllim, sot, Ministria që unë drejtoj bashkoi në Prishtinë, wikipedianët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Evropa në punëtorinë Wiki-Academy Kosovo 2018. Do të vazhdojë nesër, dhe gjatë vikendit të ardhshëm. Një ide fantastike në prag të shënimit të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Impresionohem nga talenti dhe vullneti i madh i të rinjëve tanë për të punuar në këtë drejtim. Unë dua, që së bashku me Ju të orientojmë dhe edukojmë gjeneratat e reja për ndërtimin e një Kosove të re, ku shoqëria e jonë nuk është vetëm konsumuese e informacionit për vendin tonë, por, prodhuese e tij.
Kosovës ia kemi borxh që t’ia prezantojmë më së miri bukuritë e saj natyrore, ashtu siç i ka falur Zoti. T’i promovojmë trashëgiminë e pasur, ashtu siç u ndërtua nëpër shekuj. Kulturën, ashtu siç ditën ta ruajnë e zhvillojnë shumë breza. Sportin që na bëri krenar të gjithë. Dhe, yjet tona të muzikës që i adhuron dhe i dëgjon e gjithë bota”, ka shkruar ai./Arbresh.info
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës