Google ADS

Pacolli përkujton dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

19:46 | 2 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli sot ka vizituar varret e dëshmorëve, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, transmeton arbresh.info

“Sot, 31 vite më parë ranë Dëshmorë për mos të vdekur kurrë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu”, ka shkruar Pacolli

Postimi i tij i plotë:

Sot, 31 vite më parë ranë Dëshmorë për mos të vdekur kurrë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Dëshmorët, janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit. Ata jetuan për ne. I kemi prore gjithkund e gjithherë.

Të gjallë përherë në kujtesën tonë.

Të ngjashme