Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se në fund javë ka përfunduar një udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pacolli tha se ky udhëtim ishte i lodhshëm dhe energjik në të njëjtën kohë, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai thotë se sa herë kthehet nga udhëtime të tilla, ai thotë se nuk do të dorëzohet pas premtimeve që i ka dhënë vetës dhe fëmijëve të tij se Kosovën do ta zhvillojnë.
Postimi i plotë:
Në fund javë përfundova një udhëtim të zënë shtatë – ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Udhëtimi në Neë York është prej atyre udhëtimeve që është i lodhshëm dhe energjik në të njëjtën kohë. Edhe pse qëndroj në kontakt me shumë partnerë nga e mbarë bota, kësaj radhe qëndrimi atje ishte i veçantë pasi takova edhe Jack Ma, themeluesin e “Alibaba Group”, një prej dyqaneve më të mëdha online në botë.
Sa herë që kthehem në shtëpi nga një udhëtim si ky, miqtë janë kuriozë të dëgjojnë se si shkoi. Ja çfarë po u them atyre.
Unë nuk do të dorëzohem. Kam premtuar vetës dhe fëmijëve të mi, se Kosovën do e zhvillojmë, do e bëjmë atraktive për investime madhore dhe do të jetë e sigurt për të gjithë.
Së bashku, miqtë e mi, ne do të bëjmë atë!/Arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...