Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është duke qëndruar në Stamboll ku po merr pjesë në sesionin e 33-të të Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Postimi i plotë:
“Me ftesë të Qeverisë së Republikës së Turqisë, po marrë pjesë dhe po e përfaqësojë Republikën e Kosovës në sesionin e 33-të të COMCEC-ut, Organit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Tregtarë të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po i zhvillon punimet e saj këtu në Stamboll të Turqisë.
Në sesionin e pasdites, do t’i adresohem me një fjalim sesionit ministror të 24 Ministrave të Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të kësaj Organizate, të pranishëm në këtë aktivitet.
Në margjina të këtij ministeriali takova disa, por, do të takojë edhe shumë delegacione dhe përfaqësues të nivelit të lartë, të shteteve njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës.
Nga 57 shtete anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik 36 sish e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Na mbeten edhe 21 të tjera që t’i bindim për ta njohur edhe de jure realitetin dhe rrethanat e reja në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/10159570135770153/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...