Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.
Pacolli tha se u mërzit kur në fund u mbyllën dyert dhe dolën, ndërsa Thaçi mbeti atje brenda.
Ai tha se ish-presidenti ishte në gjendje jashtëzakonisht të mirë.
“Gjendja ishte jashtëzakonisht e mirë, u ndijke mirë. Po më duket unë u mërzita më shumë sesa ai kur u mbyllën dyert në fund ai mbeti atje dhe ne dolëm. Unë besoj se ai me krenari do të dëshmojë se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër dhe cdo gjë tjetër ta presim”, tha Pacolli në Kanal 10.
”Kam qenë me e pa zotrin Thaçi atje. Përkundër shumë njerëzve që e kanë fyer zotrin Thaci dhe e kanë sharë, unë them që është e padrejtë ajo që i ka ndodhur. Ai nuk do të jetë fajtor, do të kthehet mes nesh. Është e padrejtë që këto vite t’i kalojnë huq jashtë familjes, por në një farë mënyre është një mundësi që të tregohet se UÇK-ja ka qenë legjitime dhe nuk ka bërë krime”, shtoi Pacolli.
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Shqipëria konkretizon këtë vit kryerjen e transaksioneve me ...
Abdixhiku me telegram ngushëllimi për familjen Berisha: Kont...
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ...
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...