Google ADS

Pacolli për vdekjen e Qani Mehmedit: Më shumë se koleg e pata edhe mik të afërt

12:46 | 18 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas ndarjes nga jeta e gazetarit dhe publicistit, Qani Mehmedi, Kryesuesi i delegacionit për bisedimet e Kartonit të Gjelbër, Rrahim Pacolli, ka thënë se  Qaniun përveç se koleg e ka pas një mik të mirë duke ndarë të njëjta pikëpamje për vendin dhe shoqërinë shqiptare.

“Më shumë se koleg ndër vite, Qaniun e pata edhe mik të afërt, një njeri me të cilin ndanim pikëpamjet tona për vendin dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, derisa drekonim e darkonim së bashku”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

Postimi i plotë:

“Me pikëllim të thellë mora sot lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të madh shqiptar, Qani Mehmedi.

Më shumë se koleg ndër vite, Qaniun e pata edhe mik të afërt, një njeri me të cilin ndanim pikëpamjet tona për vendin dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, derisa drekonim e darkonim së bashku.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij.

Gjatë kohës sa ishte kryeredaktor në gazetën “Lajm”, ai dha shembullin më të mirë të një njeriu punëtor dhe shumë të disiplinuar duke u angazhuar maksimalisht për të quar përpara gazetarinë shqiptare.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij. Rr.P”, ka shkruar Pacolli.

20157283_1799850296708010_8224660937864679899_o 20046633_1799850293374677_1206576410170864903_n

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme