Google ADS

Pacolli për Thaçin: Për 4 vitet e fundit, i ndaluar në mënyrë të padrejtë

20:47 | 5 Nëntor 2024
Q L

Ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli tha se për 4 vite në mënyrë të padrejtë është duke qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, Hashim Thaçi.

Pacolli tha se kjo do të përfundoj së shpejti, shkruan Arbresh.info.

“Deri më tani nuk kemi parë ndonjë dëshmi që mund të përdoret kundër presidentit Thaçi dhe bashkëkombësve të tij”

Tutje, ai shtoi edhe se drejtësia mund të marrë kohë, por së shpejti do të vjen e vërteta.

“Drejtësia mund të marrë kohë, por ajo vjen gjithmonë, në këtë rast shumë shpejt!”, shkruan Pacolli në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme