Ndonëse kryesuesi i Kuvendit të Republikës së Kosovës është duke thirrur vazhdimisht seanca që të zgjidhet sa më shpejt kryetari e nënkryetarët dhe pastaj të kalohet tek Qeveria, këto seanca ende nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat.
Në këto seanca po marrin pjesë vetëm koalicioni LAA dhe partia Vetëvendosje kurse ajo që po mungon e që do të duhej të ishte që ta prezantone kandidatin për kryetar të Kuvendit, koalicioni PAN po kërkon ende takime konsultative.
E në anën tjetër LAA dhe VV deri më tani janë deklaruar se koalicioni PAN po e shfrytëzon këtë gjë për ti bërë numrat pasi që sipas tyre nuk i kanë.
Rrahim Pacolli, nga AKR në një prononcim për Indeksonline u shpreh se ata nuk bëjnë koalicion me askënd që nuk i ka 61 deputetë shqiptarë.
Kosova, sipas tij, nuk duhet të jetë e varur për çdo vendim nga serbët.
“Ne kemi kërkuar që të bëhet një marrëveshje mes LAA dhe VV, por meqenëse nuk po bëhet nuk ka problem për ne. Ne nuk bëjmë koalicion me askënd që nuk i ka 61 deputet shqiptar për shkak se nuk duam që të jemi të varur nga serbët, që të na sillin kah të donë”, u shpreh Pacolli.
I pyetur nga Indeksonline se cila do ishte zgjidhja sipas tij nëse vendi shkon në krizë, Pacolli u përgjigj se zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje.
“Nëse vendi shkon në krizë, më mirë të shkojmë në zgjedhje të reja e të shpëtojmë nga kjo situatë”, shtoi tutje Pacolli.
Pacolli theksoi se AKR nuk kërkon domosdoshmërisht të jetë në Qeveri, mund të vazhdojnë të qëndrojnë në kuvend edhe si opozitë.
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetë...
Derbi i mbrëmjes në Champions League/ Inter dhe Arsenal publ...
Kamala Harris pranon rezultatin, uron Trump-in për fitoren n...
“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë ...
“Alamet djali” – vajzat me mendjen te Atilla, ish-bashkëshor...
Presidencialet në SHBA/ Trump fiton edhe në Michigan