Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Administrativ të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Rrahim Pacolli, kishte nënshkruar në Bruksel vite më parë Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Njohjen e Dyanshme të Sigurimit të Përgjegjësisë së Palëve të Treta (Sigurimi i makinave).
Ai ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit për marrëveshjen për targat, përmes së cilës Kosova nga sot nuk lejon qarkullimin me tabela të Serbisë nëpër Kosovë, duke u zëvendësuar me ato prova.
“Reciprociteti duhet të betonohet si parimi kryesor për marrëveshjet e dialogut të Brukselit. Marrëveshja e 2016’tës kam kërkuar të implementohet edhe në Kosovë qysh atëherë ose të ndërprehet, pasi e kisha nënshkruar si pjesë e delegacionit Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Njohjen e Dyanshme të Sigurimit të Përgjegjësisë së Palëve të Treta (Sigurimi i makinave). Pavarësisht vonesave është e mirëseardhur. Dhe, duhet të funksionojmë si shtet i pavarur dhe mos të tolerojmë askënd që të shkel ligjet në Kosovë. Grupet e Vuçiqit që komandohen për me destabilizu, e të bëjnë probleme në territor të Kosovës duhet të kontrollohen dhe mos të ju jepet hapësirë që të dëmtohen pronat e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pacolli vazhdimisht kishte kërkuar ngrirjen e marrëveshjes meqë pala kosovare ishte e vetmja që respektonte marrëveshjen për targa, ndërsa pala serbe ka detyruar kosovarët që t’u nënshtrohen pagesave shtesë dhe t’i bartin targat provuese.
“Çdo ditë, në territorin e Kosovës hyjnë kamionë që bëjnë transportin e mallrave nga Serbia. Po të ishte ngrirë kjo marrëveshje, bizneset serbe t’a obligonin shtetitn e tyre që t’a zbatojë marrëveshjen. Deklaratat e fundit lidhur me arritjen e marrëveshjes për njohjen e targave janë politike. Qeveria e Kosovës nuk duhet të ketë frikë të heqë dorë nga zbatimi i marrëveshjes meqenëse është duke u zbatuar vetëm nga njëra palë. E vetmja mënyrë për t’i ndaluar këto shkelje është ngrirja e marrëveshjes deri në respektimin e zbatimin e plotë të saj”, pati deklaruar Pacolli në 2016’tën.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nxjerrë vendimin përmes të cilit obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Vendimi që hynë në fuqi nga sot, parasheh po ashtu që pajisja me targat e përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.
Shoferët e mjeteve me targa të përkohshme obligohen t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe prapa.
“Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë. Taksa për targa të përkohshme është pesë euro. Palët do të pajisen me vërtetim si ëvendësim, i Certifikatës së Regjistrimit të Automjetit”, thuhet në vendim.
Në zbatim të këtij vendimi janë obliguar Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës.
Përderisa automjetet me targa “KM” mund të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, automjetet me targat “RKS”, nuk mund ta bëjnë këtë pa i hequr tabelat dhe në vend të tyre të vendosin tabelat me mbishkrimin “Prova”, të cilat ua imponojnë autoritetet kufitare serbe.
Kosova deri më sot nuk ka vënë letra ngjitëse as mbi simbolet shtetërore të Serbisë në targat e automjeteve të këtij vendi, gjatë qarkullimit në Kosovë, siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2016. /arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...