Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin e Kenias William Ruto.
Pacolli me anë të një postimi në Facebook, është shprehur i lumtur lidhur me takimin teksa ka shtuar se ky është një hap tjetër drejt krijimit të besimit të Kenias me Republikën tonë, shkruan Arbresh.info.
‘Jam i lumtur që miku im, Presidenti i Kenias, William Ruto takoi sot këtu në New York, Presidenten tonë, Vjosa Osmani. Ky është një hap tjetër drejt krijimit të besimit të Kenias me Republiken tonë.”, ka shkruar Pacolli.
Tutje ai ka shtuar se për të, interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike.
“Për mua interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike.”, përfundoi Pacolli.
Ndryshe, në takimin me homologun e saj, Osmani e ka falënderuar për vendimine Kenias për njohjen e pasaportave të Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka shtruar nevojën për thellim të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qyetarëve dhe shteteve.
Osmani takon presidentin e Kenias, William Ruto gjatë qëndrimit të saj në New York
Kujtojmë që ish-Presidenti po qëndron në New York ku ka paralajmëruar se do të zhvillojë takime të rëndësishme për Kosovën./Arbresh.info
Pacolli udhëton për në New York, thotë se do të zhvillojë takime të rëndësishme për Kosovën
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?