Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka thënë se gjatë një vizite të shkurtë në Itali, ka biseduar me kryesuesin e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto për incidentin e presidentes, Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli shkroi se zyrtari i ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, përcjell Arbresh.info.
“Ai më konfirmoi (atë që edhe unë e dija) se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë”, shkroi Pacolli.
“Në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin nga shërbimi i sigurisë, këta të fundit, ndër të tjera, informojnë pilotin e aeroplanit përkatës dhe piloti vendos automatikishtë që aeroplani të mos ngrihet në ajër. Përndryshe nuk ka instancë qe urdheron pilotin të nis aeroplanin nese ai është informuar se në bord mund të ketë pasagjer te pa kontrolluar”, u shpreh tutje Pacolli.
Mes tjerash, ish presidenti u shpreh se kjo ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda.
“Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thosh se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray”, përfundoi shkrimin Pacolli./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...