Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka shprehur ngushëllime familjes së Qani për vdekjen e gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi.
Ai ka thënë se Qanin e ka pasur bashkëpunëtorë në gazetën “Lajm” dhe një mik të mirë.
“Me dhimbje të madhe u njoftova për ndarjen nga jeta të mikut tim, gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi. Qaniun kam pasur rastin ta kem bashkëpunëtor në gazeten Lajm dhe sinqerisht ata që e njohën nga afër e dinë potencialin intelektual, sinqeritetin dhe shpirtbardhësinë që kishte figura e Qaniut. Familjes i shpreh ngushëllime të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu.
Pusho në paqe Qani”, shkruan Pacolli në Facebook.
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...