Google ADS

Pacolli për përvjetorin e çlirimit: Përgjithmonë mirënjohës UÇK dhe NATO-s

10:08 | 12 Qershor 2021
L G

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se ishte mirënjohës përgjithmonë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe NATO-s për çlirimin dhe sjelljen e paqes në vend.

Pacolli përmes një postimi në Facebook shkruan se UÇK dhe NATO sakrifikuan për t’i bërë qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë.

“22 vjetori i çlirimit të Kosovës është kujtimi për lirinë e përditshme. Për shkak të kësaj dite sot ne jemi të lirë dhe të pavarur. Përgjithmonë mirënjohës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO-s për sakrificën e tyre për t’i bërë qytetarët e Kosovës të jetojnë të lirë”, shkruan Pacolli./arbresh.info/

Të ngjashme