Google ADS

Pacolli për Nënë Terezën: Duhet të përulemi me respekt para kësaj figure të madhe të kombit

19:00 | 26 Gusht 2020
L G

Në 110 vjetorin e lindjes së Nënës Terezë, duhet të përulemi me respekt para kësaj figure të madhe të kombit.

Kështu ka thënë kreu i Aleancës Kosova e Re(AKR), Behgjet Pacolli.

Ai, përmes një postimi në Facebook, duke përkujtuar fjalët që Nënë Tereza i kishte thënë atij në fund të viteve 70-ta, kur ishte takuar me të në një udhëtim biznesi në Kalkutë të Indisë.

“Ti po flen në hotel? Paratë e hotelit jepja të varfërve dhe hajde fli në misionin tonë, më tha Nëna Terezë, kur shkova me e takuar në fund të viteve 70 në një udhëtim biznesi në Kalkuta të Indisë. Mora mësimet e kursimit dhe bujarisë prej saj, të njëjta me ato të gjyshit Osman”, ka thënë Pacolli./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Ti po flen në hotel? Paratë e hotelit jepja të varfërve dhe hajde fli në misionin tonë, më tha Nëna Terezë, kur shkova me e takuar në fund të viteve 70 në një udhëtim biznesi në Kalkuta të Indisë. Mora mësimet e kursimit dhe bujarisë prej saj, të njëjta me ato të gjyshit Osman.

Sot në 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, duhet të përulemi me respekt para kësaj figure të madhe të kombit. Ajo është shndërruar në markë botërore e shqiptarëve.

Na njohin më mirë për shkak të saj.

Jemi më të mirë në sytë e botës dhe për shkak të saj. Unë me leksionin që mora në Kalkuta në 1979, u bëra më i mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme