Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, ka folur për rastin e arrestimit të inspektorit të ndërtimit i cili u kap nga policia me 12 mijë euro.
Pacolli në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ky është një lajm i keq dhe se personat e përfshira në rastet e tilla bartin përgjegjësi penale.
Sipas tij veprat e tilla i japin hije të keqe institucionit që ai përfaqëson.
“Po, kemi marrë informacione për atë që ka ndodhur para dy ditësh. Ky është një ves i keq dhe është një lajm i keq për komunën e Prishtinës sidomos për qeverisjen tonë”
“Dihet se secili person që posedon një kontratë të punës më institucionin e komunës së Prishtinës bartë përgjegjësi penale dhe përgjegjësine profesionale dhe në këtë rast ai duhet të të ketë përgjegjësine e vet dhe duhet ta arsyetojë para organeve ligjore”.
“Ne si të tillë e dënojmë këtë akt dhe urojmë që kurrë ma të mos përsëritën brenda komunës akte të tilla, që i japin hije të keqe dhe hije të rëndë jo vetëm institucionin tonë por edhe gjithë shtetit të Kosovës”.
Numri dy i Prishtinës shtoi se nëse paratë janë dhënë për tu zbuluar rastii atëherë duhet të lavdërohen personi i cili e ka denoncuar rastin, por nëse paratë janë dhënë për një interes të caktuar duhet të lavdërohet Policia e Kosovës.
“Jo, mirëpo e di që personi që i ka dhënë paratë në këtë rast, për çfarë qëllimi i ka dhënë paratë unë nuk e di, por besoj që ka bërë mirë nëse i ka dhënë paratë nëse ka qenë qëllimi që të zbulohet akti, nëse i ka dhënë për ndonjë interes të caktuar ne duhet ta lavdërojmë punën e policisë së Kosovës e cila ka arritur që ta zbulojë këtë akt”.
“Ne e dijmë që kompania në fjalë posedon leje të ndërtimit për atë pjesë aty, dhe i ka kryer të gjitha obligimet ndaj komunës së Prishtinës”.
Pacolli theksoi se ky rast duhet të sanksionohet me ndërprerjen e kontratës së punës.
“Nuk e di nësë ka raste të tjera, por është rasti i dytë brenda mandatit tim për rastet që unë i di. Që të dy inspektorët janë ndaluar nga policia dhe po i nënshtrohen procedurave ligjore”.
“Është rast shumë i rëndë. Inkurajoj të gjithë ndërtuesit dhe qytetarët që të lajmërojnë rastet e tilla. Këto janë raste që duhet të sanksionohen me kontratë të punës. Sigurisht edhe do t’i ndërpritet”.
Por, Selim Pacolli thotë se përgjegjësitë në këtë rast janë individuale dhe jo kolektive.
“Duke veprim individual faktikisht përgjegjësia është individuale nuk mund të bëhet kolektive. Jo, në asnjë mënyrë nuk mund të ketë pasoja. Sigurisht që ai do të jetë më i lirë dhe më i respektueshëm edhe në opinion. Jo, për veprimet e tilla nuk posedojmë mekanizma për ti kontrolluar”.
“Në komunën e Prishtinës ne i kemi 16 drejtori dhe takimet ne i mbajmë me përgjegjësit e dikastereve, drejtorët e drejtorive. Edhe njëherë po them kjo është përgjegjësi individuale. Informatën ne e kemi marrë nga Drejtori i Inspekcionit, i cili ka qenë personi i parë që është informuar dhe pastaj e kemi marrë edhe prej mediave”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...