Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros.
Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli tha se Dardanëve duhet t’i kërkojmë falje dhe njëkohësisht faleminderit, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, “u ngutëm kur kritikuam ekipin tonë për humbjen ndaj Rumanisë.”
Tutje, Pacolli theksoi se nuk mundi ta ndjekte ndeshjen për shkak se ishte në një udhëtim të gjatë dhe nuk i punonte interneti.
“Sa mirë e sa keq, Sa mirë që Kosova fitoi sot në Larnaka me rezultat 4:0. Sa keq që nuk munda ta ndjek lojën. Sapo aterrova pas një udhëtimi të gjatë. Në aeroplan nuk punonte interneti dhe nuk kisha asnjë mundësi të lidhesha me botën. Siç duket, u ngutëm kur kritikuam ekipin tonë për humbjen ndaj Rumanisë. Ne, DARDANEVE , duhet t’u kërkojmë falje dhe njëkohësisht t’u themi faleminderi qe sot na e zdritet ftyren!!!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...