Pacolli për Ditën e Evropës: Do doja që edhe Kosova të jetë anëtare

10:37 | 9 Maj 2023
Emir Abduramani

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka uruar Ditën e Evropës.

Në Facebook, Pacolli ka thënë se kjo ditë simbolizon bashkimin e vendeve evropiane dhe thellimin e bashkëpunimin dhe solidaritetin mes vendeve.

“Dita e Evropës përkujton në mënyrë simbolike fillimin e bashkimit të vendeve evropiane dhe fillimin e një periudhe të re historike të respektimit të vlerave, thellimit të solidaritetit dhe bashkëpunimit midis vendeve anëtare dhe partnerëve evropianë”, ka thënë Pacolli.

Tutje, ai ka shkruar se dëshiron që Kosova të jetë gjithashtu pjesë përbërëse e këtyre vendeve.

“Do të dëshiroja që edhe Kosova jonë të jetë anëtare e përkushtuar dhe të gëzojë respektin dhe solidaritetin e të tjerëve”, përfundoi ai./Arbresh.info

Të ngjashme