Google ADS

Pacolli për dënimin e “Calit”: Jam i bindur që Apeli do ta rrëzojë këtë dhe Salih Mustafa do të shpallet i pafajshëm

15:22 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Ish presidenti i Kosovës, njëherësh edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale.

Përmes një shkrimi në facebook, Pacolli ka shkruar se pafajësia e UQK-së dhe e popullit nuk mund të njolloset.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës, Pacolli e sheh pak si absurd, dhe është i bindur që apeli do të rrëzojë këtë dhe Salih Musfata do të shpallet i pafajshëm.

Reagimi i tij i plotë:

Pafajësia e UÇK dhe popullit të saj nuk mund të njolloset. Vendimi i sotëm ndaj Sali Mustafës mu duk pak absurd. Une jam i bindur qe apeli do ta rrëzoj këtë dhe Sali Mustafa do të shpallet i pafajshëm. Provat e pafajësisë janë të pakontestueshme. Gjykata nuk duhet të jetë politike. Rroftë UÇK-ja, ka shkruar Pacolli në reagimin e tij.

Kujtojmë se sot Gjykata Speciale  dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burg, me akuza për krime lufte ./arbresh.info/

lexo edhe:

LAJMI I FUNDIT: Specialja e dënon Salih Mustafën me 26 vjet burgim

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme