Google ADS

Pacolli për Darkën e Lamës: Nuk dihet kush ha e kush pi, faturën e paguan taksapaguesi i Kosovës

13:51 | 3 Dhjetor 2024
K.B

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj Darkës së Lamës, që u mbajt mbrëmë e organizuar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Pacolli me anë të një postimi në Faceook, ka thënë se darka mbrëmë ishte e mbyllur për njerëz të privilegjuar e larg syrit të mediave.

Sipas tij, nuk dihet kush ha e kush pi, por faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës.

“U bë lamë për “darkën e lamës”. Këto darka, që zakonisht ishin darka popullore, që i organizonte presidenca (madje një e tillë ishte edhe në tetor të këtij viti). Mbrëmë pamë edhe një darkë të ngjashme, të mbyllur, për njerëz të privilegjuar dhe larg syve të mediave.
Për nder, po me duket se u bë lamë në të gjitha anët – as nuk dihet kush ha, kush pi, e kush paguan, por një gjë është e sigurt: faturën e fundit e paguan taksapaguesi i Kosovës!”, shkruan Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme