Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli konsideron se lufta për të tërhequr njohjet e Kosovës është “absolutisht e çmendur”
Numërimi i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duket se është shndërruar në një sport të ri ndëretnik të Ballkanit.
“De-facto dhe de-jure – 117 shtete”, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë për BBC-në.
Ai konsideron se lufta për të tërhequr njohjet e Kosovës është “absolutisht e çmendur”.
Pacolli thotë poashtu për gjigantin mediatik britanik se një pjesë të ministrisë me të cilën udhëheq e ka drejtuar në rritjen e numrit të vendeve njohëse, transmeton Klan Kosova.
Kryedipomati kosovar ka komentuar edhe tentativat e homologut të tij serb, Ivica Daçiq për të bindur vendet afrikane dhe ato aziatike që të tërheqin njohjen e Kosovës, transmeton Arbresh.info.
“Unë i them Daçiqit kudo që e takoj – çfarë i nevojitet atij kjo?. Gjithmonë i them – unë po ndërtoj, ti po shkatërron. Njerëzit vetëm qeshin me ne- dhe aty bëhet fjalë edhe për reputacionin e Serbisë.
Lista e vendeve për të cilat Beogradi pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës është rritur në muajt e fundit.
“Unë absolutisht nuk e di, është absolutisht çmenduri”, thotë ai duke iu përgjigjur pyetjes se kush ka nevojë për këtë betejë të dukshme për të ndryshuar numrat në semafor, kur në thelb nuk ndryshon asgjë – as qëndrimet e fuqive të mëdha, dhe as raportet para në organizatat ndërkombëtare.
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë