Kryetari i AKR-së, Behgjet Pasolli i ka thënë të rinjve të këtij subjekti se Kosovës i duhet hapa të shtet-ndërtimit, kurse të rinjtë nuk duhet të jenë pjesë e manipulimit të politikës së gabuar, të njerëzve që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm.
Pacolli tha se e di fare mirë se sa vështirë është të jetosh në Kosovë dhe iu jam mirënjohës për kontributin që po jepni për AKR-në.
“Ky tubim rrjedh nga dita e pavarësisë dhe pamë që festa ishte shume e zbehtë, Kosova ishte e zbehtë. Por, unë pata një përshtypje që ditën e 17 Shkurtit, nuk e di që përfaqësuesit deshtën me lidhë vikendin një ditë më tepër apo u turpëruan për të bëmat e tyre që nuk guxuan të flasin para qytetarëve të vet”, tha ai.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...