Google ADS

Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën

08:37 | 28 Tetor 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se synim i parë i Kosovës është që të punojë dhe të përfitojë miq të rinj nëpër botë, kurse synimi i dytë është që edhe miqve ekzistues t’ua rihap dyert.

Ai ka thënë se Kosovën tashmë e kanë njohur 115 shtete, por ka premtuar se së shpejti do të sjellë edhe njohje të reja ndërkombëtare për vendin.

“Duhet të punohet me hapa të përshpejtuar, vizita ime në Turqi kishte këtë qellim”, tha Pacolli për Zërin.

Ai ka shtuar se Turqia i ka ndihmuar dhe i ndihmon shumë Kosovës si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Përndryshe, Pacolli gjatë vizitës së tij në Ankara është takuar me zyrtarë të lartë të qeverisë turke, si dhe ka marrë pjesë në forumin ekonomik Turqi-Kosovë, ku kanë qenë të pranishëm dhjetëra afaristë nga dy shtetet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme