Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli, që nuk arriti të shkonte në balotazh, po korri një sukses kur mori 10 për qind të votave, ka thënë se nuk ka arritur marrëveshje me asnjë subjekt politik.
Ai ka thënë se nesër do të nisin takimet me partitë politike dhe do të ketë transperencë të plotë për këto takime.
Ai ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje në mes AKR-së dhe VV-së.
“Nuk ka marrëveshje, janë takime miqësore, mirëpo censi i marrëveshjes për Prishtinën janë organet e partisë. Nuk ka marrëveshje. Unë kam biseduar me Abrashin, sot kam biseduar edhe me Dardan Sejdiun. Nesër do të nisi takimet zyrtare dhe do t’i prezantojë në media. Këtu flasim për çështje kontraktuale dhe votuesve të mi do t’ua prezantojë. Do të ulemi dhe negociojmë profesionalisht për bashkimin e programeve tona.
“Nesër zyrtarisht nisim negociatat në zyrat e AKR-së, dhe do të jenë takimet transparente për media. Nuk preferoj të mbaj takime nëpër koloare të ndryshme. Këto biseda do të mbahen vetëm në zyra të punës”, ka thënë Pacolli për Rrokum Tv
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?