Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Beogradin do të arrihet në vitin 2018.
Këto deklarata Pacolli i ka bërë në Komisionin për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës duke shtuar se kjo do të ndikonte në pranimin më të lehtë të Kosovës në UNESCO dhe Interpol, raporton RTK2.
“Kosova nuk ka hequr dorë nga anëtarësimi në këto dy organizata”, është shprehur Pacolli.
Ai ka theksuar se për pranim në UNESCO, Kosova do të aplikojë në vitin 2019 ndërsa kërkesa për pranim në Interpol do të paraqitet në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme në Abu Dhabi.
“Serbia ka bërë fushatë të ashpër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, një marrëveshje e plotë me Beogradin në vitin 2018 do të rezultojë në pranim më të lehtë në UNESCO dhe Interpol”, ka thënë ministri i Jashtëm.
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...