Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media ne te cilën është folur për Korrupsionin.
Fitore Pacolli nga kjo Lëvizje ka thënë se sapo janë kthyer nga takimi për avancimin e Kosovës për luftimin e korrupsionit për liberalizim të vizave.
“Nga ajo qe pamë aty nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit pasi që vendi ynë nuk e ka përmbush kushtin themelor për luftimin e korrupsionit”, është shprehur Pacolli.
Ajo ka thënë se edhe pas presionit të deputetëve për miratim të demarkacionit kjo qeveri nuk ka ndryshuar asgjë për luftën e korrupsionit dhe krimit të organizuara.
Pacolli tutje ka shtuar se kjo gjendje e krijuar mund të kuptohet më se miri nga ndërmarrjet publike ku udhëheqësit janë anëtarë të partive politike.
“Bordet e ndërmarrjeve publike që nga paslufta janë përzgjedhur nga partitë politike dhe kjo po dëmton shtetin pasi këta persona nuk janë as të kualifikuar për pozitat adekuate”, ka thënë Pacolli.
Rastet e fundit sipas saj janë bordi i Trepçës dhe Telekomit të cilët janë antarë të partive udhëheqëse dhe janë të pakualifikar./Arbresh.info.
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...